Një shtetas britanik, i arrestuar në Rusi pas një aksioni të “Greenpeace” ndaj një platforme naftënxjerrëse ruse më parë gjatë shtatorit, tha për “BBC” se ai dhe drejtuesit e shoqatës mjedisore ku ai bën pjesë i frikësohen burgimeve afatgjata në burgjet ruse.
29-vjeçari Kieron Bryan ishte një prej anëtarëve të “Artic Sunrise”, peshkarexha e cila ndërhyri për të ndaluar punën pranë platformës, që sipas “Greenpeace” kërcënon të shkatërrojë një sistem ekologjik tepër delikat në Detin e Veriut.
Bryan ishte midis 30 të arrestuarve nga autoritetet ruse.
Ndërsa 23 u liruan mbi bazën e një garancie, shtatë nga anëtarët e “Greenpeace” ndodhen aktualisht të izoluar në një burg në Rusi,ku ndaj tyre është ngritur akuza e piraterisë, e dënueshme deri në 15 vite heqje lirie në bazë të legjislacionit në fuqi.
“Greenpeace” ka realizuar disa thirrje të përsëritura për lirimin e aktivistëve, por në konflikt të hapur me këtë organizatë, Moska zyrtare nuk duket e gatshme të tolerojë.
Top Channel