Peru, autobusi bie në humnerë, 51 të vdekur

13/10/2013 09:30

Një autobus me 51 persona, përfshi disa fëmijë, doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë në Peru mëngjesin e së dielës.

Një zyrtar informoi se pavarësisht mbërritjes së shpejtë të asistencës në vendngjarje, të gjithë pasagjerët kishin vdekur.

Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan daljen e autobusit nga rruga malore në të cilën po udhëtonte.

Humnera në të cilën ra autobusi ishte 200 metra e thellë.

Ndërkohë, Peruja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, duke shpallur zi kombëtare në mbarë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA