Tragjeditë në Mesdhe, reagon Malmstrom

12/10/2013 00:00

Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme reagoi pas ngjarjes së dytë të mbytjes së një anijeje pranë brigjeve të Siçilisë.

“Këto ngjarje të tmerrshme po ndodhin kur ne kemi ende në mendje imazhet e tragjedisë së Lampeduzës dhe theksojmë edhe më fort ugjencën për veprimet e shpëtimit të agjensisë Frontex në detin Mesdhe, nga Spanja deri në Qipro”, deklaroi Cecilia Malstrom nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Përsëris thirrjen time ndaj të gjitha vendeve anëtare për të vënë me shpejtësi në dispozicion burimet e nevojshme për t’i mundësuar Frontex-it të përcaktojë detajet e një veprimi të tillë”, kërkoi sërish Komisionerja, pak ditë pas mbajtjes së Këshillit të Ministrave Brendshëm të BE-së.

“Pas pasojave të tragjedisë së Lampeduzës dëgjuam shprehjen e solidaritetit nga të gjitha vendet e BE-së, por këto do të mbeten vetëm fjalë boshe nëse nuk ndiqen nga veprime konkrete”, tërheq vëmendjen komisionerja.

Cecilia Malmstrom i bën gjithashtu thirrje vendeve të Afrikës veriore, në veçanti Libisë, të luftojë më me efikasitet kriminelët që fusin njerëzit në anije të pasigurta duke organizuar udhëtimet e vdekjes. Në përfundim, Komisionerja Evropiane përsërit thirrjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për tu angazhuar më shumë me strehimin e refugjatëve dhe për të gjetur rrugët e sigurta që ata të marrin mbrojtjen e duhur nga BE.

Përgatiti: Ernest Bunguri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB