Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Gjenerali në krye të seksionit të raketave bërthamore me rreze të gjatë pranë Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është përjashtuar nga radhët e aviacionit për “humbje besimi”.
Gjeneral-major Michael Carey është dëbuar si pasojë e një sjelljeje jo të duhur të verifikuar gjatë kryerjes së detyrës. Shkarkimi i tij nuk është i lidhur me operacionin për arsenalin bërthamor, që është i sigurtë, deklaruan autoritetet.
Lajmi vjen dy ditë pasi Marina e Shteteve të Bashkuara njoftoi shkarkimin e admiralit përgjegjës për mbikëqyrjen e armëve bërthamore, për shkak të disa aktiviteteve ilegale dhe pak kohë nga largimi i dy oficerëve të tjerë të këmbësorisë.
Michael Carey është një gjeneral me dy yje në Forcat Ajrore dhe ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e raketave balistike ndërkontinentale në tre baza të Shteteve të Bashkuara, për një total prej 450 raketash.
Në një deklaratë për shtyp të aviacionit ushtarak thuhet se ishte shefi i Komandës Globale të Forcave Ajrore, gjeneral James Kowalski, që vendosi shkarkimin e oficerit të lartë.
“Kowalski e mori vendimin e tij në bazë të informacioneve nga një hetim i Inspektoriatit të Përgjithshëm për sjelljen e zotit Carey gjatë një detyre të përkohshme”, thuhet në deklaratë.
Sipas njoftimit, motivet nuk janë të lidhura me gatishmërinë operacionale apo për sjellje të pahijshme seksuale. “Për fat të keq më duhet të shkarkoj një oficer me karierë të dalluar, pas 35 viteve shërbim të lavdërueshëm”, thotë komandanti.
Top Channel