Pakistan, arrestohet zv/lideri i talebanëve

12/10/2013 02:10

Një lider i lartë i talebanëve të Pakistanit është kapur nga forcat amerikane në një operacion ushtarak, bëri të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë të premten.

Talebanët e Pakistanit, të njohur si Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), konfirmuan në të njëjtën ditë se zëvendës-shefi Latif Mehsud u arrestua në provincën Khost të Afganistanit 4 ditë më parë, por kishin mësuar rreth lajmit vetëm në orët e para të së enjtes, tha një burim i organizatës terroriste, që nuk pranoi të identifikohej.

Mehsud, 32 vjeç, nga Sararogha në Ëaziristanin jugor, është një nga ndihmësit kryesorë të liderit të TTP-së, Hakeemullah Masud, dhe organizator i të gjithë takimeve të jashtme me gazetarët e të tjerët, në emër të shefit të tij.

TTP ka lidhje me përpjekjet e dështuara për shpërthime në “Times Square” në New York, në 2010, tha Marie Harf, zëdhënëse e dytë e Departamentit të Shtetit.

“Nuk kam detaje të mëtejshme rreth operacionit për të ndarë me ju në këtë moment”, tha Harf të premten, në lidhje me arrestimin e Mehsud. “TTP ka informacione të mjaftueshme, teksa ata janë përgjegjës për sulmet ndaj diplomatëve tanë në Pakistan dhe sulmet që vranë civilë të panumërt në atë vend”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA