Silvio Berlusconi president dhe Angelino Alfano zëvendëspresident të forcës së re politike “Forza Italia”. Kjo është hipoteza e fundit, e dalë nga takimi i fundit prej rreth 3 orësh në pallatin “Grazioli”, mes liderit dhe sekretarit të “Popolo della Liberta” (Populli i Lirisë, PDL).
Sipas burimeve partiake, do të jetë kjo zgjidhja për të kaluar krizën e shkaktuar së fundi brenda partisë, pas përçarjes në lidhje me votëbesimin e qeverisë Letta. Pritet kështu avancimi i tranzicionit të iniciuar për kalimin nga PDL në “Forza Italia”.
Ndërkohë, Barack Obama dhe Enrico Letta kanë krijuar një raport të fortë dhe një bashkëpunim tepër produktiv, që prej ditës kur kryeministri italian mori detyrën.
Lajmi bëhet i ditur nga Shtëpia e Bardhë, në pritje të takimit mes dy liderëve në Washington, më 17 nëntor. “Letta është një partner i ngushtë në mbështetje të sigurisë globale”.
Dy liderët janë dakord rreth rëndësisë për krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e papunë në të dy vendet respektive.
Top Channel