Guajana, anija amerikane ndalet nga Venezuela

12/10/2013 02:50

Qeveria e Guajanës tha se flota venezueliane hyri në ujërat e saj territorialë dhe ndaloi një anije amerikane. Guajana bëri të ditur se veprimet e Venezuelës në rajonin e diskutuar të Essequibo-s, konstituojnë “një kërcënim serioz për paqen në rajon”.

Anija i përket kompanisë teksane “Anadarko”, të cilës i është dhënë një kontratë për të kërkuar për naftë në zonën në fjalë. Karakasi zyrtar ka thënë se anija ishte duke operuar ilegalisht në ujërat venezueliane.

Anija “Teknik Perdana” ishte duke survejuar zonën detare gjatë së enjtes, kur u ndesh me një anije të marinës venezueliane dhe u detyrua të ankorohej në ishullin Margarita të Venezuelës. Të paktën 5 shtetas amerikanë janë në bord, bën të ditur kompania.

“Një gjë është e qartë, ‘Teknik Perdana’ ishte në ujërat e Guajanës kur ndodhi incidenti”, njoftoi ministria e Jashtme e Guajanës përmes një deklarate.

Anija, që lundronte me një flamur panamez, zotërohet nga një kompani survejuese e marinës së Singaporit.

Ministria e Jashtme e Venezuelës u përgjigj menjëherë deklaratës, duke kërkuar një shpjegim zyrtar nga autoritetet e Guajanës.

“Venezuela shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me manovrat, ku anijet e huaja autorizohen nga qeveria e Guajanës të hyjnë në ujërat territorialë të Venezuelës dhe në zonën ekskluzive ekonomike”, thuhej në deklaratën venezueliane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA