Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Gjykata më e lartë kriminale e Spanjës vendosi që të pranojë kërkesën e aktivistëve për të nisur një proces penal për genocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-presidentit të Kinës, Hu Jintao.
Sipas akuzës, Jintao është i përfshirë personalisht në krimet e kryera ndaj pakicës tibetiane.
Gjykatësit vendosën që kishin juridiksion për të ndjekur çështjen pasi njëri prej aktivistëve të dhunuar, murgu tiberian Thubten Wangchen ka nënshtetësi spanjolle.
Hu Jintao ishte guvernatori komunist i Tibetit në vitet 1988-92, kur drejtoi trupat kineze në shtypjen e nje vale protestash të ndodhura në krahinë.
Në ato përplasje, një numër i pacaktuar civilësh mbetën të vrarë.
Tibeti është një krahinë autonome brenda Kinës, ku Pekini zyrtar është detyruar të ndërhyjë shpesh me forcë për shkak të lëvizjeve separatiste në rajon.
Sistemi juridik spanjoll njeh “principin e të drejtës universale”, që do të thotë se një i dyshuar për genocid mund të vendoset përpara gjyqit brenda apo jashtë vendit të tij të origjinës.
Hu Jintao drejtoi Kinën si presidenti i saj përgjatë një dekadë të artë ekonomike për vendin (2003-13), duke i lënë detyrën pasardhësit Xi Jinping në mars të këtij viti.
Top Channel