Skandali i kryepeshkopit gjerman

11/10/2013 15:40

Kreu i Kishës Katolike Gjermane është thirrur në një takim urgjent nga Papa Françesku, i cili do të kërkojë shpjegime për shpenzimet marramendëse dhe dyshimet e mashtrimit nën betim prej një prej klerikëve kryesorë të vendit.

Arqipeshkvi Robet Zollitsch deklaroi se do të takohet javën e ardhshme me Papën, me kërkesë të këtij të fundit, për të biseduar rreth shkeljeve që duket se ka realizuar kryeshkopi i Limburgut, Franz-Peter Tebartz-van Elst.

Emri i van Elst ka fituar një vëmendje kombëtare në mediat e vendit, pasi një raport i “Deutsche Ëelle” zbuloi se kostoja e rezistencës së tij të re personale në Hesse kishte tejkaluar shumë marramendëse të 31 milionë eurove.

Të enjten, në gazeta gjithashtu u publikuan fakte që tregonin se kleriku kishte gënjyer autoritetet nën betim, në lidhje me vlerën e pasurisë së tij dhe një udhëtim të paqenë që van Elst pretendonte se kishte realizuar më parë në Indi.

Lajmi për jetën luksose të kryepeshkopit ka krijuar një revoltë popullore mes gjermanëve, të cilët vazhdojnë të paguajnë një taksë të lartë për kishën, si pjesë e tatimit të tyre mbi fitimin.

Ekzistojnë dyshime se kryepeshkopi ka mundur të vërë këtë pasuri duke abuzuar me fondet e kishës në komunitetin e tij.

Papa Françesku, që prej marrjes së detyrës së tij në Mars 2013, ka kërkuar një Kishë Katolike shumë më të thjeshtë, më pranë njerëzve e në ballë të luftës kundër varfërisë, diskriminimit e shkeljes së të drejtave njerëzore, duke hequr dorë ai vetë i pari nga shumë favore dhe lukse që i takonin më parë Papës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA