Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Rebelët sirianë vranë të paktën 190 civilë dhe zunë rob mbi 200 të tjerë gjatë një ofensive ushtarake në ditët e para të muajit gusht.
Kështu thuhet në një raport të organizatës “Human Rights Watch”. Organizata thotë se vrasjet ndodhën të gjitha në fshatrat e banuar kryesisht me pjesëtarë të minoritetit alavit në afërsi të qytetit të Latakias. Pjesë e këtij komuniteti është edhe presidenti Bashar al-Assad.
Pjesë e masakrës dhe objekt i sulmit mendohet se kanë qenë edhe gra e fëmijë. Grupi i të drejtave të njeriut thotë se të dhënat sugjerojnë për krime kundër njerëzimit të ndodhura me 4 gusht në të paktën 10 fshatra pranë Latakias.
Përgjatë gjithë muajve të konfliktit, si forcat e regjimit ashtu edhe ato të opozitës së armatosur janë akuzuar nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për genocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid.
Në luftën për rrëzimin e Bashar al-Assad janë përfshirë edhe dhjetra grupe ekstremiste radikale të lidhura me Al Kaedan, mes të cilëve më i fuqishmi ai i quajtur Al Nusra.
Top Channel