Malala, pretendente për Nobelin e Paqes

11/10/2013 04:10

Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai, dhe një doktor kongolez, i cili ndihmoi viktimat e përdhunuar, janë mes favoritëve të këtij viti për të fituar çmimin Nobel për Paqe.

Fituesi i çmimit më të lakmuar mes atyre Nobel do të bëhet i ditur në Oslo, më 11:00 me orën lokale të ditës së premte.

Lista e të dhënave të këtij viti, me 259 kandidatura, mbetet sekret, por bastvënësit dhe ekspertët bëjnë të ditur se Malala është pretendentja kryesore.

Gjinekologu Denis Mukëege nga Republika Demokratike e Kongos është gjithashtu pretendent, por parashikimet shpesh herë kanë qenë të gabuara.

Chelsea Manning, ushtari amerikan i dënuar për dhënien e dokumenteve sekrete ndaj Wikileaks është listuar gjithashtu si një kandidaturë potenciale për të fituar.

Mes të tjerëve, Maggie Gobran, një shkencëtare egjiptiane kompjuterash, e cili braktisi karrierën e saj akademike për t’u bërë murgeshë e të krishterëve koptikë, si dhe themeloi fondacionin bamirës “Fëmijët e Stefanit”, si dhe ish-profesoresha ruse e matematikës, Svetlana Gannushinka, e cila formoi grupin e të drejtave të njeriut, Ndihma Civile.

Nëse Malala fiton, aktualisht 16 vjeçe, ajo do të marrë një medalje ari prej 8 milionë kronë suedezë, apo 1,25 milionë dollarë, si dhe titullin e fitueses më të re në historinë e Nobelit.

Aktivistja u bë pretendente për këtë çmim, pas punës së vazhdueshme të saj për të promovuar të drejta më të mira për vajzat, pavarësisht se u qëllua në kokë nga talebanët në Pakistan.

Të enjten, ajo u shpall fituese e çmimit “Sakharov” të BE-së, me një shpërblim prej 50 mijë eurosh, duke u konsideruar si një nga të nderuarat kryesore të të drejtave të njeriut në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA