Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti mesditën e të premtes në Kabul, ku do të mbajë bisedime me presidentin afgan, Hamid Karzai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që kjo vizitë të ndikojnë në avancimin e bisedimeve të bllokuara prej kohësh mbi sigurinë në Afganistan.
Një marrëveshje e tillë përfshin akordin për të lejuar disa trupa amerikane të qëndrojnë në vend edhe pas tërheqjes përfundimtare të koalicionit të NATO-s në 2014-n.
Uashingtoni shpreson që të përfundojë këtë marrëveshje dypalëshe brenda disa javësh, përpara se Karzai të takohet me këshillin e drejtuesve tribalë në muajin nëntor.
Pa këtë marrëveshje, SHBA do të jetë e detyruar të tërheqë të gjithë prezencën e saj nga Afganistani ku misioni të përfundojë.
Në Irak, të gjitha trupat amerikane u larguan në fund të vitit 2011, pasi të dy vendet nuk ishin në gjendje që të dakordësoheshin për një marrëveshje të tillë.
Largimi i plotë i amerikanëve nga Iraku ka ndikuar ndjeshëm në destabilizimin e vendit, që prej muajsh është përfshirë në një luftë të ashpër fetare dhe rrezikon të përfshihet në një luftë civile.
Top Channel