Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Policia italiane ndërmori një operacion të gjërë në orët e mëngjesit të së premtes në Romë ku u goditën dy organizata kriminale të lidhura kryesisht me shpërndarjen e drogës.
Në operacion e shtrirë në lagjen San Basilio morën pjesë qindra forca policie. Sipas njoftimeve të këtyre të fundit rreth 40 persona janë prangosur dhe dhjetra të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të gjithë të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e dy familjeve kriminale më në zë të kësaj pjese të vjetër të Romës. Ato kontrollonin shpërndarjen e drogës dhe falë parave të pista kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe në zonat e tjera të kryeqytetit.
Operacioni u ndërmor pas përfundimit të hetimeve dhe vëzhgimeve të pjesëtarëve të familjave kriminale, hetime këto që zgjatën plot 1 vit.
Top Channel