Haga tërhiqet për ish-kryespiunin libian

11/10/2013 00:00

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë i dha dritën jeshile gjykatave libiane për të gjykuar Abdullah al-Sanussi, ish-kreu i shërbimeve të inteligjencës gjatë regjimit të Muamer Gedafit.

Vendimi i dhënë nga Haga nënkupton se kjo e fundit do të tërheqë kërkesën e saj për të gjykuar al-Sanussin. Ai akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë nisjes së protestave anti-Gadafi.

Sanussi u ekstradua në Libi nga Mauritania vitin e kaluar.Ndaj tij rëndojnë dhjetra akuza, ndërsa emri i tij qarkulloi në media pas kërkesës së Hagës për ta gjykuar atë. Autoritetet libiane refuzuan këtë kërkesë duke deklaruar se do ta gjykonin vetë.

Nëse gjendet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij Sanussi rrezikon dënimin me vdekje në Libi, ndërkohë që në Hagë mund të shpëtonte me një burgim të përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB