Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Kina vazhdon politikat e saj për përforcimin e monedhës vendase, Huan edhe në arenën ndërkombëtare.
Në kuadër të këtyre politikave, ekonomia e dytë më e madhe në botë nënshkroi një marrëveshje prej 42 miliard eurosh (350 miliard huan) me Bankën Qendrore Europiane.
Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Sipas marrëveshjes së arritur mes Brukselit dhe Pekinit monedha Huan mund të shkëmbehet drejpërdrejt me Euron në vendet e Eurozonës duke shmangur kështu përdorimin e dollarit.
Marrëveshja do të zgjasë 3 vjet dhe mundësine e zgjatjes nëse dy palët bien dakort.
Bashkimi Europian është partneri më i madhe ekonomik i Kinës. Import-eksportet mes BE-së dhe ekonomisë kineze që vazhdon rritjen me hapa galopante kapin vlerat e miliarda eurove cdo vit dhe trendi është gjithnjë në rritje.
Top Channel