Rita Ora, Halloween para kohe

10/10/2013 00:00

Ajo është krenare të ndjekë gjurmët e famës së Kate Moss dhe Georgia May
Jagger si fytyra e re e kompanisë së kozmetikës “Rimmel”.

Por makiazhi që Rita Ora bën në ditët normale të saj ngjason më tepër me një maskë për festën e Halloween sesa me një darke të zakonshme në Londër.

Këngëtarja 22-vjeçare u shfaq me buzë të kuqe flakë dhe sy të “nxirë” teksa shkonte për të konsumuar një vakt në “Electric Cinema” të Notting Hill.

Përsa i përket veshjes, këngëtarja ishte me lookun e saj të zakonshëm, paksa të rrëmujshëm, duke nxjerrë në pah disa pjesë të trupit.

Top Channel