Owen Wilson do të bëhet sërish baba

10/10/2013 00:00

Owen Wilson do të bëhet baba për herë të dytë. Aktori i komedive pret fëmijë nga trajnuesja e tij personale Caroline Lindqvist në muajin janar, sipas ‘National Enquirer’.

44-vjeçari dhe 41-vjeçarja janë njohur pas tentativës së vetëvrasjes që aktori kreu në vitin 2007, që mendohet se erdhi pas ndarjes nga aktorja Kate Hudson.

“Owen dhe Caroline u bënë miq të mirë dhe lidhjen e kanë nisur vetëm një vit më parë, pasi ajo u nda nga bashkëshorti i saj”, tha një burim për ‘National Enquirer’.

Gjithsesi, protagonisti i ‘Wedding Crashers’ nuk ka ndërmend të mbajë një lidhje serioze me nënën e fëmijës së tij të ardhshëm.

Owen Wilson ka një djalë 2-vjeçar nga lidhja e mëparshme me Jade Duell, por u nda nga ajo pesë muaj pas lindjes së djalit.

Top Channel