FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Spektakli më i dashur i së dielës që shihet kudo ku ndiqet Top Channel, hyn në vitin e tij të dhjetë!!!
Kabareti i parë shqiptar “Portokalli” ka startuar më 31 dhjetor të vitit 2004 dhe prej atëherë janë servirur 276 shfaqje në televizion, që në fakt janë dyfishi i shfaqjeve në skenë!
“Portokalli” ka dy shfaqje në javë, çdo të premte dhe të shtunë, ndërsa të dielën transmetohet për teleshikuesin.
Me një strukturë relativisht të shpejtë që ndërtohet në vetëm 5 ditë, “Portokalli” ka ofruar 5520 njësi komike e janë kënduar 260 parodi. Spektakli solli një mentalitet të ri pune dhe produksioni. Të gjithë aktorët ishin të rinj. Pjesa më e madhe e tyre nuk i kalonin 25 vjeç, ndërsa më të rinjtë e trupës ende nuk i kishin mbushur të 18- tat.
Cdo sezon është pasuruar me të paktën 2 apo 3 artistë të rinj, ndërsa të tjerë kanë përfunduar bashkëpunimin. 60 aktorë janë larguar nga “Portokalli”. Aktualisht, në trupë janë 21 aktorë që do të vazhdojnë të sjellin në skenë problemet sociale, ekonomike dhe politike të vendit të trajtuara në humor dhe grotesk.
Të gjithë këta personazhe lidhen me spektaklin nga dy prezantues: në fillim Agron Llakaj dhe Ornela Bregu, e cila u zëvendësua në sezonin e dytë nga Amarda Toska. Prej sezonit të 15, spektakli drejtohet nga Salsano Rrapi dhe Eneda Tarifa.
Një ndër pikat kryesore në krijimin e një pamjeje të plotë është rëndësia që i jepet kostumeve dhe grimit.
Për çdo fillim sezoni kostumet rikonceptohen apo shtohen. Sot, në garderobë gjenden rreth 8400 kostume, të dizenjuara apo të blera për personazhet.
Baleti, një tjetër element i rëndësishëm spektakli në “Portokalli”, ka performuar 300 koreografi të ndryshme.
Nje spektakël televiziv i përjavshëm që argëton shqiptarët çdo fundjavë, jo vetëm përmes ekranit. Dhe spektatorët kanë qenë të shumtë. Në harkun e 10 viteve janë shitur plot 115 400 bileta. Ndërsa, nga ekrani “Portokalli” hyn çdo të dielë në orën 21:00 në çdo familje shqiptare.
Top Channel