Kryeministri libian: Kemi nevojë për ndihmë

09/10/2013 16:20

Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan, kërkoi zyrtarisht ndihmën e fuqive perëndimore, për përballimin e rritjes së lëvizjeve militanteske dhe rebele në vendin e tij.

Në një intervistë për “BBC Newsnight”, Zeidan pranoi se Libia po përdoret si një bazë për të eksportuar armë në të gjithë rajonin.

“Lëvizja e këtyre armëve rrezikon jo vetëm Libinë, por të gjithë vendet fqinje gjithashtu. Është bërë i domosdoshëm një operacion i përbashkët dhe i mirëkoordinuar për të ndërprerë këtë fenomen”, deklaroi Zeidan.

Deklarata e kryeministrit libian vjen një ditë pasi Tripoli zyrtar i paraqiti një notë proteste SHBA-së për shkeljen e sovranitetit të vendit, në një operacion që 200 trupa speciale zhvilluan gjatë javës së shkuar dhe që u finalizua me kapjen e një të shumëkërkuari për terrorizëm.

Arrestimi i Anas al-Libit, përgjegjës për vendosjen e bombave që shkaktuan 220 viktima në ambasadat amerikane të Kenias dhe Tanzanisë në vitin 1998 është konsideruar nga Libia si i paligjshëm, ndaj është kërkuar riatdhesimi sa më i shpejtë i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA