Viktimat e përdhunimit gjatë luftës së fundit në Kosovë edhe pas ndryshimit të ligjit rrezikojnë të mbeten jashtë listës së përfitimit të pensionit.

Rudina Hasimja, aktiviste e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, pas një hulumtimi të bërë thotë se përveç kësaj, përsonave të përdhunuar iu rrezikohen edhe përparësitë në regjistrim në institucionet arsimore publike, lirimi nga pagesat administrative publike, aftësimi dhe riaftësimi profesional i tyre.

“Gjithashtu, lënia e personave të përdhunuar jashtë listës së përfitimit të pensionit, pra i mospërcaktimit të tij apo minimumit të tij, bën që kjo kategori të dekurajohet nga të paraqiturit në komisionet verifikuese, pasi përfitimi i mundshëm nuk përmbush nevojat e tyre apo nevojat për rehabilitimin e tyre”, ka deklaruar Hasimja.

Ndërkohë, aktivisti tjetër Rron Gjinovci regaoi edhe për moszbatimin e ligjit për kategoritë e luftës nga qeveria dhe institucionet. Ai ngriti shqeteësimin edhe të ndryshimit ku në vijim do të futet në këtë ligj edhe kategoria e “personave të përdhunuar” gjatë luftës.

“Është shumë shqetësues fakti i moszbatimit të urdhërave të Kuvendit nga qeveria e Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit dhe disa nga ministritë e saj”, ka thënë Gjinovci.

Nga vlerësimi i bërë pas 60 intervistimeve me të mbijetuarit e përfshirë në ligj, vetëm 30% e ligjit është në zbatim. Që nga janari i vitit 2012 kur ka hyrë në fuqi ky ligj është përcaktuar që 17 aktet nënligjore të tij të nxirren brenda 6 muajsh, pra në qershor të vitit 2012.

Mirëpo deri tani, gati 2 vjet më pas, janë nxjerrë vetëm 5 akte nënligjore, që i bie se institucionet qeveritare e kanë kryer vetëm 30% të punës së planifikuar.

Top Channel