Itali, funeral shtetëror për klandestinët e mbytur

09/10/2013 15:25

Italia do të mbajë një funeral shtetëror për qindra klandestinët, të cilët mbetën të vdekur pasi anija e tyre mori flakë dhe u fundos pranë brigjeve të Lampeduzës.

Në aksidentin e ndodhur javën e shkuar, të paktën 274 persona mbetën të vrarë, ndërsa besohet se bilanci përfundimtar i tragjedisë do të jetë rreth 340-360 persona.

Nga rreth 500 emigrantë, kryesisht me prejardhje nga Siria, Somalia dhe Eritrea, vetëm 155 arritën të mbijetonin në tragjendinë detare më të rëndë në një dekadë, që ka përfshirë klandestinët që kërkojnë të kalojnë nga Afrika e Veriut në vendet e BE-së.

Ndërkohë, Komisioni Europian akordoi këtë të mërkurë një ndihmë prej 30 milionë eurosh për Italinë, para që do të përdoren për të asistuar refugjatët e mbërritur së fundmi në vend.


Numri i emigranteve drejt Italise dhe Spanjes eshte trefishuar ne tre muajt e pare te 2013-s ne krahasim me nje vit me pare

Vetëm gjatë nëntë muajve të 2013-s, mbi 30 mijë klandestinë kanë zbarkuar në Itali.

Për të përballuar këtë problem serioz, Bashkimi Europian vendosi të krijojë një forcë që do të vendoset në Detin Mesdhe dhe do të asistojë vendet anëtare që do të përballen me këto zbarkime të favorizuara nga gjendja e brishtë politike në shumë vende të Afrikës së Veriut dhe lufta civile në vazhdim në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA