Familjet e nxjerra nga shtëpia

09/10/2013 00:00

Kjo vazhdon të jetë situata për shtatë familjet në rrugën “Xhezmi Delli” në Tiranë, të cilët prej afro 60 vitesh banojnë në ish-kazermat e ushtrisë, dikur pronë shtetërore.

Pas një sërë peripecish që kanë pasur në gjykata dhe pas daljes së pronarit të tokes, ata rrezikojnë të nxirren jashtë godinës prej 280 metrash katrorë.

Petrite Xhaferri banon prej 20 ditesh jashtë portës së shtëpisë, pasi punonjësit e përmbarimit privat zbatuan vendimin e gjykatës për lirimin e banesës.

Si kjo familje, janë në rrezik edhe të tjerat që banojnë në këtë ndërtesë.

Këto familje i kanë paguar qera shtetit që nga momenti i marrjes në dorëzim të hapësires së banimit nga ndërmarrja komunale banesa.

Me ndryshimet më të fundit në ligj dhe me miratimin e aktit normativ nr.3, qytetarët e mbetur të pastrehe, pra shtatë familjet, duhet të trajtohen me strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiake.

Ata nuk e pranojnë këtë zgjidhje dhe pretendojnë se institucionet përkatese disponojnë dokumentacion me pasaktësi të shumta.  

Në këto familje ka invalide, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të papunë dhe si pasojë nuk përfitojnë nga kredia e butë që jepet nga pushteti vendor.

Top Channel