Scherzinger, gjithmonë në formë

08/10/2013 16:30

Kujdesi ndaj vetes, dietat e përzgjedhura dhe ushtrimet e përditshme të jogës japin efekte të qarta në trupin e Nicole Scherzinger.

Një ditë më parë, 35-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e mediave rozë duke shfaqur në një video për llogari të një spektakli britanik të ngjashëm me “The Voice” linja të jashtëzakonshme në një plazh të Antiguas.

24 orës më pas, Nicole u rikthye të shfaqte formën e saj të mrekullueshme me një fustan shik me ngjyrë të errët në tapetin e kuq të premierës së spektalit.

Me një buzëqeshje “ngjitëse”, Scherzinger gjeti kohë për të kënaqur kërkesat e admiruesve të saj për fotografi dhe aufografë gjatë parakalimit të saj madhështor.

 


Ne fotot lart, Nicole ne tapetin e kuq te shfaqjes britanike te ngjashme me “The Voice”


Nicole, ne videon e transmetuar nje dite me pare 

Top Channel