Hysen Culli, që po i afrohet të 80-ave është kryefamiljari i halleve të
familjes së tij shumëanëtarëshe e vendosur tre vjet më parë në komunën
Çepo të Gjirokastrës.

‘Zbritëm këtu nga Progonati,- thotë Hyseni,- për të qenë më pranë mjekëve e zyrave për dy djemtë tanë të sëmurë, Çajupin 40 dhe Afrimin 44.

“Unë vetëm blej ilaçe, për djemtë dhe gruan. Kemi dy djem 40-vjeçarë të sëmurë dhe jetojmë me pensionet e kooperativës”, thotë Hysen Culli, kryefamiljar.

Afrimi 44 vjec me statusin e paraplegjikut është i vetmi që përfiton një pension të plotë paaftësie në familje,ndërsa djali tjetër Çajupi që vuan edhe ai nga një sëmundje mendore trajtohet me një shumë minimale.

Familja që jeton me borxhe prej vitesh nuk ka përfituar ndonjëherë ndihmë. Me përjashtim të fëmijës 2 vjec të familjes, të gjithë të tjerët trajtohen ose kanë nevojë të blejnë ilace në këtë familje. Kostoja e tyre e tejkalon atë të jetesës kështu që ata kërkojnë ndihmë për tja dalë.Komunat kanë në dispozicion një fond vjetor prej 3% që obligohen sipas ligjit ta përdorin për të ndihmuar familje në emergjenca të ndryshme gjë që nuk ka ndodhur për ndonjë familje deri tani në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Top Channel