Mbi 400 persona janë vendosur nën hetim dhe disa dhjetëra janë arrestuar në Kinë, për përhapjen e propagandës ekstremiste fetare në rrjetet online.
Agjensia Shtetërore e Lajmeve “Xinjiang” raportoi të martën se në operacionet e zhvilluara nga data 26 korrik deri në 31 gusht, 110 persona janë ndaluar dhe 164 kanë marrë paralajmërime për aktivitetin e tyre në internet.
Operacioni i përqendruar në krahinën veriperëndimore të Xinjiangut ishte mundur të mbahej i fshehtë nga mediat deri tani.
Xinjiang është krahina ku është përqendruar pakica e ujgurëve muslimanë, një minoritet në Kinë që shpesh është përballur me autoritetet.
“Xinjiang Daily”, një e përditshme e lidhur me degët e Partisë Komuniste të krahinës, shkruante se rritja e shpejtë e përdoruesve të internetit është shoqëruar edhe me një rritje të propagandës ekstremiste fetare, duke u shndërruar në një problem serioz për autoritetet.
Gazeta nuk përcaktonte nëse të arrestuarit janë liruar apo vendosur nën gjykim dhe as vendndodhjen e tyre aktuale.
Top Channel