Gjimnazistët, thika e doreza metalike në shkollë

07/10/2013 00:00

Adoleshentët e diteve te sotme mbajnë armë të ftohta për vetëmbrojteje!

Nëse kërkon të blesh një dorezë apo një thikë mund ta gjesh kudo dhe mund ta marrësh lehtësisht nëpër dyqane edhe pse nuk ke kaluar të 18-at. Te shumtë janë gjimnazistët që preferojnë të kenë gjithmonë me vete një tillë, qoftë edhe për t’u dukur në modë.

Kohët e fundit janë shtuar shumë rastet e personave që mbajnë armë të ftohta me vete e që kanë hyrë në konflikt me bashkëmoshatarët e tyre. Kjo ka sjellë edhe prangosjen e shumë të rinjve.

Ka edhe nga ata të cilët e kanë prodhuar vetë një armë të ftohtë me copa hekuri apo kauçuku në mënyrë artizanale, megjithatë mjete të tilla kanë shkaktuar plagë të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit të personave të konfliktuar megjithëse në nenin 279 të kodit penal thuhet: “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta  pa leje të organeve kompetente, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të destinuara posacerisht për sulm ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë apo me burgim deri në pesë vjet”.

Top Channel