Bar, tjetër dhuratë për fansat

07/10/2013 16:45

Si një prej supermodeleve më të famshme në botë, Bar Rafaeli mund të krenohet me një “ushtri” admiruesish në të gjithë botën.

Megjithatë, 28-vjeçarja është një prej admirueseve më të mëdha të vetvetes, siç tregojnë seritë e fotove me të njëjtin subjekt, të fokusuar në linjat e saj, që vetë izraelitja publikon pothuajse në mënyrë të përditshme në “Instagram”.

Në një foto të publikuar të hënën, Bar tregonte trupin e saj me bikini, me një status: “Ujrat izraelite + malet jordaneze = fundjavë perfekte”.

Pak ditë më parë, Bar publikoi disa imazhe të tjera të vetes në plazh, duke u relaksuar në detin pranë Tel Avivit.

Top Channel