“TID po na lë pa shtëpi”/ Projekti në qendrën historike të Durrësit, banorët akuzojnë për mungesë transparence Qeveria ka anuluar koncesionet edhe për tre hidrocentrale të tjera, të
dhëna nga Qeveria paraardhëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Ministria e Energjetikës bëri të ditur se me kërkesë të ministrit Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka anuluar koncesionin e hidrocentraleve Viliq, Kalivar dhe Kolosjan, të cilat ishin miratuar nga Qeveria e demokratëve në 2 gusht të këtij viti.
Paralelisht për të treja këto HEC-e është anuluar dhe bonusi prej dy pikësh që u ishte dhënë shoqërive përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar, në të treja këto koncesione ka patur shkelje ligjore, mosrespektim të afateve për dorëzimin e ofertave dhe atyre të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.
Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës. Ndërkohë Ministria njofton se ka shfuqizuar bonuset edhe për dy HEC-e të tjera në procedurë koncesioni, atij të Selca 2 dhe hidrocentralit të Gjergjovinës. Pak ditë më parë, ministri i Energjetikës anuloi koncesionet edhe për 7 hidrocentrale të tjera, të dhëna nga demokratët po pas zgjedhjeve të 23 qershorit dukje e çuar kështu në dhjetë numrin total të koncesioneve të rrëzuara në sektorin e energjetisë elektrike.
Top Channel