PD: Rama të vendosë, do të shkojë në BE apo në botën e tretë

05/10/2013 00:00

Partia Demokratike kërkoi që Kryeministri Rama të sqaroje nëse do të
zgjedhe orientimin e Shqiperisë drejt Bashkimit Europian apo drejt
vendeve të botës së tretë.

Deputeti demokrat Aldo Bumçi iu referua konsulences se ish-kryeministrit britanik Blair per Qeverine shqiptare, i cili e bene kete edhe me disa vende te botes se trete.

“Në kohën kur shqiptarët presin të marrin statusin kandidat në BE dhe të celin negociatat, ky Kryeministër jep lajmin se prioritet është bërë një aleancë e re jashtë kësaj. Në një kohë kur Shqipëria po mbyll vitin e katërt si anëtare e NATO-s, Edi Rama na zhvendos jashtë këtij boshti në rresht me botën e tretë, pa na pyetur duke na gënjyër. Zoti Rama, shqiptarët e kanë zgjedhur vetë rrugën e tyre dhe modelit që duan t’i përngjajnë dhe ai është BE dhe NATO”, tha Bumçi.

Top Channel