Ministri turk Ahmet Davutoglu dhe ai shqiptar Ditmir Bushati e kanë vënë
theksin gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, tek forcimi i
marrëdhënieve dypalëshe në disa ndër sektorët kyç për dy vendet.

Pika kryesore qe perben edhe nje risi ne marrëdheniet me Turqinë ështe edhe organizimi siç ministri turk e cilesoi, i mbledhjeve te perbashketa mes dy qeverive.

“Ne vazhduam sot në drejtimin e rrugës tonë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për kalimin drejt dokumentit të partneritetit strategjik. Dokumenti, i cili do të formalizohet së shpejti dhe do të jetë objekt i diskutimit të përbashkët në nivelin e ministrive të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Shqipërisë, do të përcaktojë një rrugë më cilësore të këtij bashkëpunimi dhe natyrisht më strategjike, në fusha jo thjesht të interesit të ndërsjellë, siç janë fusha si mbrojtja, siguria, energjetika, turizimi dhe shëndetësia, por mbi të gjitha një dokument i partneritetit strategjik, që do të bazohet mbi vlera të përbashkëta që kanë vendet tona dhe përgjithësisht rajoni”, tha Bushati.

“Edhe sot, ashtu sic biseduam në Stamboll, biseduam për hartimin e dokumentit strategjik, të partneritetit strategjik dhe në të ardhmen do të hidhen hapa në këtë drejtim. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për ne dhe parashikon dhe organizimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Kjo tregon rëndësinë që i kushtojmë marrëdhënieve me Shqipërinë. Gjithashtu kemi vendosur të krijojmë dhe mekanizmin e bashkëpunimit midis ministrive të ndryshme për çështje të caktuara, për t’i dhënë asistencë teknike Shqipërisë. Sot bashkë me mua janë edhe disa përfaqësues të nderuar në fushën e bankave, në fushën energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes që kanë ardhur për këshillim për Shqipërinë. Dua të theksoj se çdo sukses i Shqipërisë është dhe i yni”, tha Davutoglu.

Zoti Bushati theksoi se i ka kerkuar homologut te tij qe te mbeshtese perpjekjet e Shqipërisë për të përfshirë në projekte edhe Kosovën.

“Kërkuam gjithashtu nga ministri Davotuglu mbështetjen e Qeverisë turke për degëzimin e projektit TAP me Kosovën, për përfshirjen e Kosovës në TAP dhe për një lidhje më të mirë ndërmjet TAP-it dhe IAP-it, ku Shqipëria për shkak të pozicionit gjeografik të veçantë është pika ku kryqëzohen këto dy projekte”, tha Bushati.

Me pas ministri i Jashtem turk eshte pritur nga Kryeministri Edi Rama. Ne kete takim eshte diskutuar per marrëdheniet dypaleshe dhe partneritetin mes Shqiperise dhe Turqise. Mes kryeministrit Rama dhe zotit Davutoglu eshte rivene theksi, si ne takimin e pare ne realizmin e mbledhjeve te perbashketa dhe asistencen e eksperteve turq ne disa sektore. Ministri i Jashtem turk u takua edhe me presidentin e Republikes dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Top Channel