Basha: Rama, xheloz për projektet e kryeqytetit

04/10/2013 00:00

Deklaratave të Kryeministrit të vendit për rishikim të projektit te
bulevardit të ri në Tirane, kryetari i Bashkise Lulzim Basha i është
përgjigjur, duke u shprehur se Edi Rama në Tiranë tashme respektohet si
qytetar, pasi nuk është më kryetar i Bashkisë.

“Zoti Rama ka një xhelozi të hershme me projektet publike në tërësi dhe me projektin e bulevardit të Tiranës, por kjo është çështje e tij personale, sepse tashmë do të respektohet si qytetar i Tiranës, sepse nuk është më kryetar i Bashkisë së Tiranës. Më erdhi keq tek e dëgjova të shprehej me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për rrugën e Kombit, që e quajti ‘Rruga e Asgjëkundit’. Tani e quajti bulevardin, ‘Bulevardin e Asgjëkundit’, sepse mesa duket këto lagje, këta qytetarë i duken të ‘Asgjëkundit’. Eshtë një projekt i mirëqënies, i punësimit dhe do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Nëse i ka harruar kufijtë e ligjit dhe të Kushtetutës, që duket ditë për ditë se i ka harruar, do t’ia kujtojmë rast pas rasti”, tha Basha.

Ne lidhje me moszhvillimin e mbledhjes se Keshillit Bashkiak nje dite me para kryetari i Bashkise tha se duhet te kujtojme qe Keshilli Bashkiak eshte i qytetareve.Basha e beri kete koment gjate fillimit te punimeve per rikualifikim urban te bllokut mbi shinat e trenit, ne Njesine Bashkiake numer 11.

“Këshilli po përdoret politikisht”

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk mblidhet që prej datës 3 maj. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha akuzoi këshilltarët e majtë për ngërçin  politik  të këtyre 5 muajve.

Basha deklaroi se këshilltarët e majte po e përdorin politikisht Këshillin Bashkiak.

“Këshilli Bashkiak i Tiranës është i Tiranës. Shpresoj ta kuptojë këtë dhe t’i shërbejë Tiranës dhe axhendave të partive politike”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë ritheksoi gjithashtu qëndrimin e një dite më parë në lidhje me shpronësimin e pronarëve në truallin ku do të kalojë bulevardi i ri për të cilin tha se pas dialogut me qytetarët do të arrihet në një ujdi midis palëve.

Kryetari i Bashkisë ishte të premten në njësinë bashkiake nr.11, ku nisi rikualifikimi urban i bllokut mbi shina, me një investim të Bashkisë me vlerë rreth 2 milion dollarë.  

Top Channel