Kundër dhunës ndaj gruas

03/10/2013 00:00

Dhuna ndaj gruas është shndërruar tashmë në temë dite, pasi shifrat
tregojne shtim të saj, duke kaluar deri në ekstrem, në vrasje.

Vetem vitin e kaluar jane shenuar 22 vrasje te grave, nderkohe qe mbi 400 të tjera kane kerkuar urdher mbrojtjeje. Per te reduktuar keto shifra, si nje mundesi e mirë po shihet fuqizimi ekonomik i gruas, me qellim qe te jene te pavaruara, per t’i thene stop nje marredhenie abuzive, te cilen te detyruara e kane vazhduar me vite.

Per 18 muaj jane trajnuar nje numer i konsiderueshm grash nga zonat rurale.

“Nga këto 419 gra që u trajnuan gjatë këtij procesi të gjatë prej 18 muajsh, mendoj se të paktën një gjë duhet ta vëmë në dukje. Ka ardhur koha që gratë shqiptare në përgjithësi, jo vetëm gratë që u trajnuan, duhet ta harrojnë shprehjen e vjetër, “Ai që të rreh të do” dhe duhet ta ndryshojnë me shprehjen se ‘Nëse nuk ke respekt dhe dashuri për veten, nuk mund të presësh që të tjerët ta kenë këtë respekt për ty'”, u shpreh Iris Luarasi, drejtuese e Linjes se Keshillimit per gra dhe vajza.

Ministri i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj tha se qeveria ka nje plan konkret  ne luften kunder dhunes  qe lidhet me arsimimin profesional te grave dhe vajzave.

“Ne kemi vendosur që të transformojmë mënyrën se si përdoren financat publike për të fuqizuar zonjat dhe zonjushat në shoqërinë tonë. Një nga gjërat që do të bëjmë është që të orientojmë ndihmën ekonomike, së pari të jetë më e akseksueshme për zonjat e shtëpisë. Duhet të ndalojmë ciklin e kulturës së dhunës, ndaj duhet të përdorim të gjitha masat e diskriminimit pozitiv. Në institucionet ku shpërndahet paraja e taksapaguesit, si ndihma ekonomike ose në institucionet ku me paratë e taksapaguesit fuqizohen ekonomikisht njerëzit, si arsimi profesional, ne të përdorim të gjithë fuqinë e diskriminimit pozitiv për të arritur që balancimi të shkojë në favor të zonjave dhe zonjushave të këtij vendi”, tha ministri Veliaj.

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi theksoi barazia gjinore eshte nje nga vlerat themelore te BE-së dhe si rrjedhim mbetet nje detyre paresore për Shqipërinë.

Top Channel