Ish-e dashura e George Clooney, një prej modeleve më të suksesshme italiane, Elisabetta Canalis, natyrshëm mund të ketë nevojë për vetmbrojtje më shumë se një njeri i zakonshëm.

35-vjeçarja konsiderohet si një simbol seksual në vendin e saj dhe ndonëse zakonisht simbolet e bukurisë njihen për delikatesën e tyre, ky nuk është rasti i Canalisit.

Modelja ka nisur mësimet e “Krav-Magës”, një arti marcial qëllimi i të cilit është të vrasë kundërshtarin, i cili i mësohet ushtarëve të ushtrisë izraelite.

Ditën e enjte, Canalis u fotografua gjatë mësimeve të saj të këtij arti marcial, përkrah një instruktoreje të specializuar.

Një paralajmërim i qartë për të gjithë ata, që të joshur nga hiret e vajzës, mund të mendojnë se mund t’i hedhin qoftë edhe ndonjë fjalë të papërshtatshme.

Top Channel