Blair “drejton” mbledhjen e Qeverisë

03/10/2013 00:00

Toni Blair, për 10 vjet Kryeministër i Britanisë së Madhe ka mbërritur
në Tiranë për të konkretizuar ndihmën e tij ndaj Qeverisë së
Kryeministrit Edi Rama.

Në mënyre simbolike ai drejtoi mbledhjen e Qeverisë shqiptare për të ndarë me ministrat e kabinetit Rama, vizionin e një qeverisje eficente, ku objektivat të kthehen në gjëra të prekshme për qytetarët e këtij vendi.

Rama dhe Blair dhane nje deklarate per median, nga ku shefi i Qeverise shqiptare qe ne fillim shpjegoi se Blair  ndodhej ne Tirane për të nisur procesin e një bashkëpunimi mbi idenë inovative të një njësie të specializuar për prioritetet dhe të orientuar nga rezultatet.

“Kjo ide inovative ka gjetur mbështetjen aktive të Presidentit të Bankës Botërore Jim Kim dhe unë kam patur fatin së bashku me një grup presidentësh dhe kryeministrash të vendeve të ndryshme të botës, të sapozgjedhur, që me Kryeministrin Blair dhe me Presidentin Jim Kim, të ulemi në një tryezë, gjatë vizitës në New York dhe të diskutojmë pikërisht për vënien në jetë të këtij procesi inovativ, që synon ta orientojë qeverisjen nga rezultatet. Kryeministri Blair është pionieri i kësaj njësie që u ndërtua në “10 Downing Street”. Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht, tërësisht vullnetarisht”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama i shprehu mirënjohjen në emër të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit zotit Blair për atë që bëri, për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të çlirohej dot i vetëm nga një diktaturë, sic ishte rasti i konfliktit ne Kosove.

“Marrëveshja e Kosovës me Serbinë falë lidershipit të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiç shënon mbylljen e një epoke konfliktesh dhe zvarritjesh të të gjithë rajonit nëpërmes konflikteve që nuk do të ishte bërë e mundur nëse në momentin e duhur, në vendin e duhur, nuk do të ishin dy liderë, ndaj të cilëve Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë përjetësisht mirënjohës, Bill Clinton dhe Tony Blair”, tha Rama.

Toni Blair u shpreh se ishte një moment thellësisht emocional kthimi ne Shqiperi, pasi rreth dy dekada me pare ai do te perballej me rajon te futur ne konflikt.

“Jam këtu, sepse besoj në këtë vend, besoj tek ky popull, besoj në vizionin e progresit që është përcaktuar për të. Mendoj se ideja e orientimit të vendit drejt Bashkimit Europian është një ide mjaft e rëndësishme dhe do të doja shumë ta shija këtë vend si pjesë e familjes së vendeve europiane, sepse mendohet se është një perspektive mjaft e mirë dhe e jashtëzakonshme për ju. E rëndësishme në të njëjtën kohë për një vend dhe për një Qeveri, sidomos për një qeveri me mandat të ri është gjithashtu që të realizojë ato gjëra, të cilat prekin jetën e përditshme të njerëzve në vend”, tha Blair.
 
Toni Blair vuri theksin ne rendesine qe marrin politikat qeverisese, te cilat duhet te kthehen ne rezultate konkrete dhe qe kjo te arrihet ai u angazhua duke e ndihmuar Shqiperine se bashku me partneret nderkombetarë.

“Ajo çfarë është sfidë e çdo qeverie sot dhe jo vetëm e Qeverisë shqiptare, por dhe në Mbretërinë e Bashkuar,  edhe për çdo Qeveri tjetër në botë është që gjërat të bëhen, që do të thotë vizionet, objektivat për çështje të tilla si energjia, apo infrastruktura, apo investimet të merren nga vizioni dhe të përkthehen në objektiva konkrete, të cilat prekin jetën e përditshme të njerëzve. Kjo është ajo çka do të bëjmë do të punojmë me Qeverinë, do të punojmë me Kryeministrin Rama gjithashtu edhe me partnerë të tjerë në mënyrë që të bëjmë atë që duhet, ta shohim këtë vend të rrugëtojë drejt së ardhmes”, tha Blair.
 
Gjate qendrimit ne Kryeministri Toni Blair dha nje interviste ekskluzive per emisionin ‘Top Story’ te gazetarit Sokol Balla, ku iu pergjigj nje sërë pyetjesh qe lidhen influencen e ish-kryeministrit britanik ne organizatat nderkombetare per te ndihmuar Shqiperine.

Top Channel