Strategjia e re e Avokatit të Popullit

02/10/2013 00:00

Institucioni i Avokatit të Populit ka prezantuar strategjinë e tij deri
në vitin 2015, ku promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut
mbeten në fokus, duke veçuar romët, fëmijët, gratë e dhunuara dhe
ngujimin nga gjakmarrja.

“Situata e të drejtave të njeriut në vend, si dhe axhenda integruese e vendit në Bashkimin Evropian kërkon që Avokati i Popullit të jetë një institucion pro-aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe në promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, veçanërisht të grupeve në nevojë të shoqërisë. Prioritet i punës tonë dhe këtë vit dhe në vitet që vijnë do të jetë mbrojtja dhe promovimimi i grupeve në nevojë, romët, aftësia e kufizuar, fëmijët, gratë e dhunuara, të moshuarit, viktimat e gjakmarrjes, të burgosurit, por ne do të futemi dhe do të punojmë dhe me dy fenomene mjaft të rrezikshëm që dëmtojnë rëndë të drejtat e njeriut, trafikun e qenieve të paligjshme dhe korrupsionin”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Kryetari i Kuvendit, psai vleresoi perpjekjet e deritanishme te Avokatit te Popullit, deklaroi gatishmerine e bashkepunimit me kete institucion parlamentar.

“Roli i patjetërsueshëm i Avokatit të Popullit në reformat demokratizuese u konfirmua tepër qartë edhe nga fakti që Bashkimi Evropian e përfshiu atë në zemrën e rekomandimeve për statusin kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sot pas 14 vitesh të hedhjes se themeleve të këtij institucioni në Shqipëri vërej me kënaqësi se Avokati i Popullit ka hyrë në rrugën e sigurt të konsolidimit të një kontributi thelbësor dhe të pazëvendesueshëm në proceset demokratizuese të vendit”, tha Meta.

Strategjia e Avokatit te Popullit u prezantua, ne prani te mabsadaoreve te Bashkimit Europian, ambasadorit te Shteteve te Bashkuara, ambasadorit te Danimarkes, OSBE-se dhe zyrtareve te tjere qe kane kontribuar ne mbeshtetjen e ketij institucioni.

Top Channel