Partia Demokatike po bëhet gati të kryeje disa veprime juridike,
politike, por edhe publike për të kundërshtuar miratimin e pritshëm nga
mazhoranca të Aktit Normativ, që shtyn për 6 muaj zbatimin e Ligjit për
Nëpunësin Civil.

Veprimi i pare do te jete te enjten ne Parlament, kur mesohet se opozita do te shprehe qendrimin e saj nepermjet nje perfaqesuesi dhe me pas do te largohet nga Parlamenti. Pas mbledhjes se deputeteve te opozites, kryetari demokrat Lulzim Basha, nuk dha detaje, por u perpoq te tregonte vendosmerine e opozites per te reaguar, ndoshta edhe me protesta.

“Po zgjedh perplasjen me opoziten sot dhe me publikun e gjere neser. Ne i kemi te gjitha potencialet intelektuale, politike dhe njerezore per te përballuar ne çdo moment kete etje për perplajse dhe kete revansh te papare te Edi Rames dhe te gjithe bashkepunetoreve te tij. Demokratet dhe opozitaret jane ne kembe me ne”, u shpreh Basha.

Zoti Basha nuk u ndal ne hollesi per hapin e trete, por ai eshte ankimi ne Gjykaten Kushtetuese i Aktit Normativ, qe sipas opozites nuk mund te ndryshoje nje ligj me shumice te cilesuar, pavaresisht se ne Parlament ky akt mund te votohet nga nje shumicë e cilesuar prej 84 deputetesh.

“Ka zgjedhur te provokoje, ka zgjedhur perplasjen me Kushtetuten dhe ligjin”, tha Basha.
 
Me vone opozita do te beje publike detajet e ketij ankimi ne Kushtetuese. Kjo eshte nje menyre per te kthyer mbrapsht vendimin e Qeverise dhe te Parlamentit, perderisa me kalimi e nje deputeti republikan tek mazhoranca, ajo ka arritur numrin 84 te deputeteve, çka perben dhe shumicen e cilesuar parlamentare.

“Kjo qe po bejne me konsensusin eshte padyshim nje pabesi burracakesh. Sot dua t’i themi zotit Rama dhe zotit Meta dicka qe shpresoj ta ngulisin mire ne mendje. Legjitimiteti nuk mbeshtet as ne blerje votash, as ne vjedhje votash as ne trafik votash. Legjitimiteti eshte kurdohere e drejte e popullit sovran dhe neser ne Kuvend ne do ta mbrojme kete te drjete ne Kuvend ashtu siç i takon nje opozite dinjitoze dhe demokratike”, tha Basha.

Ne kete qendrim opozita thote se eshte e bashkuar, pavaresisht se e zvogeluar ne numra, nga ikja e deputetit republikan Luan Duzha, i cili ka shmnagur kontaktet edhe me kryetarin Fatmir Mediu.

“Nuk kam mundur të komunikoj sepse edhe telefonin e ka të mbyllur. Eshtë bërë njoftim me shkrim nga deputeti për largimin e tij. Nuk kam asnjë ide se përse është larguar sepse bashkepunimi dhe marredheniet ne te gjitha keto vite kane qene shume te mira”, u shpreh Mediu, sipas të cilit Kuvendi po kthehet në një pazar të gjësë së gjallë.

Top Channel