Largimi i Duzhës, Mediu: Situatë e turpshme

02/10/2013 00:00

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se nuk ka dijeni
për shkakun e largimit të deputetit Luan Duzha nga grupi parlamentar i
PR-së në radhët e grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke folur për mediat, Mediu e cilësoi të turpshme situatën, kur sipas tij, Kuvendi kthehet në një pazar të gjësë së gjallë.

“Mendoj se kur deputetët zgjidhen, zgjidhen për të përfaqësuar dhe duhet të ketë një arsye të mjaftueshme për të patur një pozicion tjetër në raport me cështje politike, apo me interesa të zhvillimit të vendit.Eshte nje fenomen, i cili nuk eshte i pari ne Kuvendin e Shqiperise, shpresoj te jete i fundit. Eshte i qellimshem per gjykimin tim, sepse ka procese ne vazhdim qe kerkojne nje numer te cilesuar deputetesh dhe per te arritur ne marredhenie te tilla ka edhe investime qe jane teresisht jo transparente, jane investime qe vijne ne dem te zhvillimit dhe te jetes parlamentare”, u shpreh Mediu.

Pas largimit të Duzhës në radhët e LSI-së, grupi i PR-së mbetet me tre deputetë në Kuvend, ndërsa maxhoranca qeverisëse shkon në 84 deputetë, duke u kthyer kështu në një maxhorancë të cilësuar.Me këto vota mund të miratohet çdo ligj dhe reformë të rëndësishme, që kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend, gjatë këtij mandati 4-vjeçar qeverisës.

Top Channel