BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shpallur në Prishtinë projektin për energji të ripërtëritshme me vlerë prej 12 milonë euro.
Nga kjo shumë, 3 milonë janë grante të Bashkimit Europian, si dhe përkrahje shtesë për konsulencë teknike nga qeveria norvegjeze.
Sipas drejtuesve të projektit, korniza është dizejnuar që të inkurajojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shtëpiake që të investojnë në teknologji të efiçiencës së energjisë dhe racionalizimin e saj.
Sipas studimeve të bëra, rritja e efiçencës së energjisë do të ulë varësinë e Kosovës nga importi dhe do të kontribuojë në furnizimin e rregullt. Me këtë qëllim EBRD është duke ofruar kredi për insitucionet financiare.
“Shuma prej 12 milionë eurosh do të ndihmojë bankat të identifikojnë projektet e duhura, për t’i financuar ato dhe për t’i inkurajuar njerëzit që të investojnë më shumë në energji të ripërtëritshme dhe të qendrueshme. Është një projekt i kombinuar i cili ka të dyja tipet e përfitimeve dhe komponenti i tretë, i cili do t’i ndihmojë investitorët që të ndërtojnë çentrale për energji të rinovueshme, e cila mund të jetë energji nga uji apo era, ose energji diellore”, deklaroi Henry Russell, drejtor i EBRD-së për rajonin.
“Shtimi i përdorimit të energjisë së ripërtëritshme përbën objektivin kryesor që është përfshirë në Traktatin e komunitetit të energjisë, në të cilin është e anëtarësuar Kosova. Shkurtimet në energji do të jenë një sfidë e madhe për qytetarët e Kosovës, si dhe për ndërmarrjet për shumë vite. Ndihma e Bashkimit Europian është fokusuar në ripërtëritjen e sektorit të energjisë”, tha Kristof Shtok, shefi i Komisionit Evropian në Kosovë.
Kosova është bërë shtet anëtar i Bankës për Rindërtim më 17 dhjetor të vitit të kaluar.
Top Channel