Rama: Nesër konferencë on line si kryeministër

30/09/2013 00:00

Kryeministri Edi Rama njoftoi se të martën në orën 12:00 do të mbajë të parën konferencë online si kryetar i qeverisë

Përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”, kryesocialisti kërkoi nga ndjekësit e tij të japin mendimet e tyre dhe të bëjnë pyetje të cilave ai do t’u përgjigjet në kohë reale.

“Nesër 12.00 ‘Twitter Live’ me ju e gjithë miqtë në Facebook, konferenca e parë si kryeministër. Shoqërojini pyetjet në fund me Pyet Edi Ramën”, shkruan kryeministri Rama.

Top Channel