Kruja nën sulmin e barbarëve të rinj

30/09/2013 00:00

Kruja ofron sot dy imazhe. Nga njëra anë është Kruja e historisë dhe traditës, e nga krahu tjetër Kruja si produkt i politikave shkatërruese.

Kjo e dyta ofron një realitet të deformuar që po i merr frymen e po i zbeh ngjyrat qytetit që nuk ra ballë pushtuesve, por po bije nën pushtimin e barbarëve të demokracisë shqiptare dhe etheve të tyre për të përfituar gjithçka, kudo dhe me shpejtesi sa me të madhe, qoftë edhe mbi kurrizin e një qyteti embleme siç është Kruja.

Nga larg, qyteti historik duket sikur do të bjerë në çdo çasti nga lartesia e tij ne fushen e poshtme, në Fushë-Krujë.

Gurorët i kanë ngrene nje pjese te trupit dhe çdo dite po i hane edhe pjesen tjeter, duke u kacavjerre frikshem pa u ndalur, si ushtare qe duan ta shkaterrojne, ta zhvasin, ta rrjepin deri ne cipën e fundit.

Guroret hedhin vello tymi mbi fytyren e Krujes, mbi banoret e qytetit qe duken te zene ne kete realitet ku askush nuk do t’ia dije e nuk reagon.

Një mase e pare per mbylljen e gropave te gelqeres u mor nga Ministria e Mjedisit, por sa kjo do te duroje dhe nuk do te jete si vendimet e meparshme mbetet per t’u pare. Ato ishin vetem nje nga shume problemet e ketij qyteti.

Rrugicat e qytetit nuk flene. Turistet ikin e vijne pa e kuptuar sigurisht sesi mund te vihet dore mbi nje vlere te tille.

Ne boten nga ata udhetojne kjo nuk mund as te imagjinohet, ne Shqiperi po, sepse Shqiperia ne raste te tilla duket sikur jeton ne nje bote tjeter.

Miresia e banoreve dallohet kudo, ashtu si pazarit te vjeter ku ata çapisin mes veshtiresive qe i kanë renë mbi kokë.

Ka shume prej tyre qe druhen te flasin per hallet e qytetit , nuk duan te ngaterrohen sa kohe siç thone pas tyre qendron gjithmone politika ajo lokale e po ashtu ajo qendrore.

Ndertimet nga krahu tjeter ngjiten mureve te kalase si jeniçeret e dikurshem, por qe kete here duket se askush s’do mund t’i ndale. Mungesa e projekteve , e vizionit dhe politikat grykese po i marrin frymen qytetit te historise.

Tymnaja te tjera guroresh ngrihen tejmi, ndersa banoret qe ankohen per probleme shendetesore te shkaktuara nga ndotja në këtë qytet jane te shumte .

Problemet duket sikur s’kane te sosur… Kane zene njeri-tjetrin si pasoje e mungeses terësore te vemendjes per kete qytet.

Ndotja, ndertimtaria shpesh pa kriter, por edhe prerja e pyjeve, problemet me ujin, fabrikat e çimentos… ku me shume e ku me pak ne Kruje i ndesh te gjitha.

Ne krye, kalaja me hijen e saj te rende , me historine qe i qendron mbi shpine, e me çibanet qe i kane ngulur pabesisht 23 vitet e demokracise se çuditshme shqiptare.

Në antiteze me shkaterrimin, qendrojne ende vlerat e jashtezakonshme te ketij qyteti , forca e tij, shekujt e skalitur kudo ndër gurë.

Dy ane te se njejtes medalje, njera gjigande e tjetra e mbytese, shkateruese e deformuar.

Te moshuarit jane ata qe guxojne me shume ne fjalet e tyre, ndoshta sepse mund te bejne me mire dallimin mes te shkuares e se tashmes.

Mes asaj qe mund te ishte e qe sot eshte, me asaj qe meriton e qe ka marre në fakt qyteti i Krujes.

Skenderbeu edhe ai vete i zbardhur disi nga pluhuri, turiste te tjere vijne ne qytetin me te vizituar prej te huajve, banoret vazhdojne jeten ne qytetin e tyre, tymnajat e guroreve, ndertimet, kalaja , rrugicat karakteristike, sari sallteku, e ne kembet e krujes qyteti Ilir i Zgerdheshit apo Albanopoli, e ç’duhet te kishte me shume nje qytet qe te meritonte investime te verteta dhe nje mbrojtje qe t’i ruante rrenjet ?!

Largohemi…nga pas mbeten guroret qe vazhdojne te hane si te babzitura qytetin e Krujes…

Top Channel