Enno Bozdo, nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë

30/09/2013 00:00

Enno Bozdo është emëruar nënkryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Ai do
të zëvendësojë në këtë detyrë Jorida Tabakun, e cila është zgjedhur
deputete në parlamentin e ri.

Enno Bozdo ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë qeverisjes së djathtë.

Bozdo të jetë zëvendësi i Lulzim Bashës në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, i cili e emëroi në këtë post ditën e sotme pas marrjes së mandatit të deputetit nga Tabaku.

Top Channel