“Administrata, nevojë për ndryshime”

30/09/2013 00:00

Ambasadorja franceze në Shqipëri ka kërkuar një pergjigje nga juristet shqiptarë nëse ligji i nëpunesit civil duhet të hyje apo jo në fuqi.

Christine Moro u shpreh gjatë një deklarate publike se ka nevojë për ndryshime në administrate, por që duhet të ruhet stabiliteti.

“Është shumë e rëndësishme që të respektohen principet dhe të ruhet një stabilitet në lidhje me administraten, edhe pse është e kuptueshme që disa ndryshime janë plotësisht legjitime”, deklaroi Moro.

“Janë çështje teknike dhe juridike, për më tepër dhe unë nuk jam një juriste e specializuar për të drejtën shqiptare. Pyetja që shtrohet është nëse është e mundur të aplikohet ligji nesër apo pse është e pamundur. Për këtë juristet duhet të japin një përgjigje”, shtoi ambasadorja.

Ambasadorja ishte e ftuar ne nje takim ne drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave, ku u shpreh se lufta kunder krimit te organizuar dhe lufta kunder pastrimit të parave jane dy çështje të lidhura ngushtë.

Moro tha se Franca do e ndihmoje Shqipërinë në këtë lufte sipas saj ligjet në fuqi janë të duhurat dhe duhet vetëm të ndalohen shkelësit e këtij ligji.

Top Channel