Portal për të mbrojtur trashëgiminë kulturore

29/09/2013 20:10

Është ndër thesaret më të çmuara të çdo kombi, trashëgimia kulturore. 29-shtatori është dita e saj në Shqipëri dhe një sërë aktivitetesh janë organizuar nga Ministria e Kultures dhe disa prej institucioneve në vartësi gjatë paradites të së dieles.

Njëri prej tyre ishte prezantimi nga ministrja Mirela Kumbaro i portalit shpetothesarin.com, nje menyre me te cilen te gjithe shqiptaret mund te kontribuojne personalisht per te shpetuar thesaret e vendit, nderkohe po diskutohet edhe bashkepunimi i MK me ate te puneve te brendshme per ruajtjen e tyre.

“Në radhë të parë, ky portal synon të shërbejë për sensibilizim e popullsisë, për ruajtjen e trashëgimisë dhe thesareve nga vetë ne. Në radhë të dytë, duke qenë se është portal denoncimi online, me video, foto e tekst, dëmtimet e trashëgimisë, këto denoncime do të jenë të identifikueshme e do t’i raportohen policisë e me strukturat do të jetë objekt i ndjekjeve penale. Kjo është faza e parë që do të ndiqet pastaj me një marrëveshje që në parim jemi dakord me Tahirin, marrëveshje bashkëpunimi për t’u ndërtuar një survejim dhe ndjekje më kontrete e të gjithë qendrave ku kemi trashëgimi që do të jenë të listuara, të identifikuara dhe ku fajtori mos iki më në drejtim të panjohur”, deklaroi Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.

Ne diten e Trashegimise kulturore kombetare, nje shembull qytetarie ishte ai  banorit te Krujes Tomorr  Merlika, i cili i dorezoi Drejtorise Rajonale te Kultures ne Tirane, kembanen e Kalase se Krujes, te cilen e kishte ruajtur ne shtepine e tij nga mesi i viteve ’90, pas djegies se kishen ne te cilen ndodhej.

“Ishte një gjë e kalasë dhe jam qytetar, jam krutan e mbi të gjitha jam shqiptar, ndaj kjo është e shtetit dhe duhet ta dorëzoj sepse nuk është pronë e imja e është gjynah ta përvetësoj unë”, deklaroi zoti Merlika.

Me pas, pjese e aktiviteve ishe ekspozita me tematike etnokulturen shqiptare, prane Muzeut Kombetar, ku u ekspozuan mes te tjerash kostume tradicionale nga krahina te ndryshme, stoli e vegla muzikore. Trashegimia kulturore materiale u nderthur me ate shpirterore me kenge dhe valle folklorike.

Top Channel