Ministri Ahmetaj: Të lirohen territoret

27/09/2013 19:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka urdhëruar lirimin e territoreve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Qytetit Studenti në Tiranë.

Përmes këtij urdhri, Ministri Ahmetaj kërkon anulimin e të gjitha kontratave të qirasë të lidhura me subjekte të treta në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me qëllim vendosjen e këtij territori në ndihmë të përmirësimit të cilësisë të shërbimit spitalor.

Po ashtu, me një urdhër tjetër të veçantë, ministri Ahmetaj ka urdhëruar që të anulohen të gjitha kontratat e qirasë të lidhura me palët e treta gjatë vitit 2013 si dhe kontratat e lidhura më herët në shkelje të proçedurave ligjore në Qytetin Studenti, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj studentëve që banojnë në këtë territor.

Të dy institucionet janë vënë në dijeni të këtij urdhri ndërsa është vënë në dijeni edhe Ministria e Punëve të Brendshme në rast se do të haset kundërshti nga palët  kontraktore ose jo të lajmëruara më parë për këto urdhëra.

Top Channel