Fushë-Krujë, aksidentohet një familje

27/09/2013 00:00

Tre pjesëtarë të të njëjtës familje janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë pasi janë përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Thumanë ndërsa të plagosur kanë mbetet çifti i bashkëshortëve dhe fëmija i tyre 10 vjeçar.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se të plagosurit ishin duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur janë përlasur nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel