Durrës, nis procedimi penal për 2 inspektorë të ndërtimores

27/09/2013 00:00

Pas Tiranës dhe Vlorës, duket se hetimet ndaj zyrtareve vendorë që kanë
favorizuar ndërtimet pa leje janë shtrirë në të gjithë vendin.

Mëngjesin e sotëm dy punonjës të Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Durrësit, janë vënë nën hetim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Dyshohet se inspektorët me iniciale E.M dhe E.K, kanë favorizuar ndërtimin pa leje të një objekti në “Lagjen 14”, në Durrës, që i përkiste shtetasit me iniciale D.J. Edhe ndaj këtij të fundit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Top Channel