Goditen tre pika këmbimi valutor pa licencë, nën hetim tre pronarë, sekuestrohen dhjetëra mijëra euro
Një aksion kundër kontrabandës në Durrës ka vënë në pranga një inspektor
të Njësisë Antikontrabandë dhe vëllanë e tij, punonjës policie.
Ata akuzohen per kryerjen e vepres penale te kontrabandes se karburanteve dhe sipas burimeve policore shtetasit Shpetim dhe Hasan Danka jane kapur ne flagrance teksa po kryenin kontrabande me nje sasi prej afro 1 mije litra nafte pa akcize te siguruar nga anijet e peshkimit.
Kontrabanda e naftes permes anijeve te peshkimit eshte e njohur masivisht ne qytetin bregdetar te Durresit. Anijet e peshkimit mbushin serbatoret e tyre me karburant ne shtetin fqinj, Itali, me cmime te leverdisshme dhe pa taksa per shkak te lehtesive qe ka industria e peshkimit ne shtetin fqinj dhe kete sasi nafte e tregtojne per te siguruar fitime.
Njekohesisht edhe ligji per akcizat ne Shqiperi, i perditesuar ne maj te vitit te kaluar dhe qe perjashton nga akciza karburantin qe perdoret per furnizimin e anijeve te peshkimit eshte nje tjeter mundesi e perfitimit te padeklaruar nga karburanti me çmim me te lire se ai i tregut ne vend.
Top Channel