Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, shefi i Shërbimit Informativ
Shtetëror Visho Ajazi dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik
Llalla kanë diskutuar sërish për një plan të ri veprimi për të sulmuar
krimin.

Gjatë nje takimi me dyer të mbyllura ata kane diskutuar për një bashkrendim të ri të menjëhershëm për t’i dhene krimit te organizuar nje goditje. Tahiri kerkoi mbeshtetjen e kreu te SHISH-it dhe atij te Prokurorise se Pergjithshme per te goditur se pari ne menyre emergjente krimin e rruges dhe një bashkërendim të të treja forcave për të sulmuar krimin e organizuar.

Tahiri e paralajmëroi këtë edhe në mënyrë telegrafike pak pasi ky takim kishte përfunduar.

“Nuk kemi shumë për të thënë, sigurisht kemi shumë për të bërë. Fjalëkyçi është bashkëpunim institucional në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh Tahiri.

Top Channel