Elbasan, plagoset 21-vjeçari, në kërkim autorët

25/09/2013 00:00

Një sherr banal mes të rinjsh ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në lagjen “5 Maji” ku 21-vjeçari Klajdi Tollumi është qëlluar me thikë nga persona të cilët janë identifikuar nga policia.

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim tre autorët e plagosjes së 21-vjeçarit dhe po vijon kërkimet për kapjen e tyre.

Top Channel