Durrës, pranga punonjësit të Bashkisë

25/09/2013 00:00

Një punonjes i Bashkisë së Durrësit është ndaluar të mërkurën në
ambientet e punës nga forcat e policisë për llogari të drejtesisë
italiane.

35-vjeçari nga Durresi Adlei Likmeta me detyre arkitekt ne Zyren e Urbanistikes se Bashkise eshte arrestuar si person ne kerkim per pjesemarrje ne grupe kriminale dhe trafik narkotikesh dhe qeniesh njerezore ne shtetin fqinj, Itali. 

Likmeta eshte denuar ne mungese me 17 vjet heqje lirie nga autoritetet italiane, nderkohe qe arresti i tij ne ambientet e punes ka shkaktuar frike dhe habi, pasi Likmeta njihet si person pa probleme dhe korrekt ne marredheniet shoqerore.

Ne momentin e ndalimit, 35-vjeçari nga Durresi, baba i nje femije mesohet se nuk ka bere rezistence ne çastin e ndalimit. Burimet policore bejne te ditur se Likmeta ka qene pjese e nje grupi shqiptaresh qe trafikonin lende narkotike dhe klandestine me anije nga Durresi drejt Italise.

Dy dite me pare u ndalua ne portin e Durresit dhe nje tjeter antar i ketij grupi kriminal, shtetasi Besnik Ajdini, 49 vjeç, person ne kerkim nderkombetar dhe i denuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Apelit te Ankones ne tetor 2010 .

Top Channel